Nga nesër, shteti ukrainas do të shpërndajë ushqim falas për njerëzit në qytetet e rrethuara apo zonat më të prekura nga lufta. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denis Shmygal i cituar nga Ukrinform.
“Ne nuk mund të lejojmë që ukrainasit të mbeten pa ushqim, kështu që shteti do të blejë drejtpërdrejt produktet kryesore nga prodhuesit ukrainas. Këto produkte do t’u shpërndahen falas njerëzve në qytetet e rrethuara ose në vijën e parë,” tha Shmygal, duke shpjeguar se qeveria ka përpiluar një listë të nevojave bazë, nga drithërat deri te konservat ushqimore dhe vaji. Ministria për Zhvillimin e Komunitetit dhe Territorit do të hartojë një listë të qyteteve ku këto produkte do të dorëzohen në baza ditore dhe administratat ushtarake lokale do të kërkojnë atë që nevojitet për çdo qytet.”
Kurse, sa i përket dorëzimit në vendbanimet e pushtuara përkohësisht, do të përfshihen organizatat ndërkombëtare humanitare”, shtoi ministri. /abcnews.al/