Rusia konfirmon vdekjen e gjeneralit të forcave ajrore

schedule14:56 - 18 Mars, 2022

schedule 14:56 - 18 Mars, 2022

Të paktën pesë gjeneralë  rusë, duke përfshirë komandantin e forcave ajrore të Kostroma, janë vrarë në luftën  në Ukrainë, njoftoi të enjten rrjeti televiziv shtetëror rajonal rus GTRK Kostroma.

Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin.

Regjimenti Ajror i Gardës 331 konsiderohet një nga njësitë elitare të Rusisë. Regjimenti luftoi në të dy luftërat çeçene dhe disa nga anëtarët e tij ishin të përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Donbasit në 2014-2015./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!