Një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit tha sot se zinxhirët e furnizimit me ushqim në Ukrainë po shkëputen, me një pjesë të infrastrukturës të shkatërruar dhe shumë dyqane ushqimore dhe depo të boshatisura.
Jakob Kern, Koordinatori i Emergjencave për krizën në Ukrainë, shprehu gjithashtu shqetësim për situatën në “qytetet e rrethuara” nga forcat ruse, si Mariupol, duke thënë se furnizimet po mbaronin dhe se autokolonat nuk kanë mundur ende të hyjnë në qytet.
LEXO KËTU të gjitha zhvillimet e luftës për sot
Deklarata erdhi ndërsa Papa Françesku t e quajti luftën një “shpërdorim pervers të pushtetit” të zhvilluar për interesa partizane, që po i dënon njerëzit e pambrojtur në dhunë brutale.
Që nga fillimi i luftës, Papa nuk e ka përdorur fjalën “Rusi” në dënimet e tij, por ka përdorur fraza të tilla si “agresion i armatosur i papranueshëm” për të kuptuar mendimin e tij.
Dënimi i tij i fundit erdhi në një mesazh në një konferencë të Kishës Katolike në Bratislavë, kryeqyteti i Sllovakisë./abcnews.al/