Ukraina po poshtëron Rusinë në fushën e betejës, sipas një eksperti ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar. Prof Michael Clarke, tha se rusët po bëjnë çdo gabim të mundshëm taktik në luftën me Ukrainëm, shkruan BBC
“Trupat ruse duken si forca krejtësisht të papërgatitura për të luftuar në një fushë betejë të madhe.” “Ukrainasit po pengojnë përparimin rus në të gjitha zonat dhe madje po kryejnë kundërsulme shumë efektive tani. Rusët kanë humbur shumë trupa dhe u janë shkatërruar shumë mjetë ushtarake.”
Clarke thotë se Ukraina ka një sistem komandimi dhe kontrolli në fushën e betejës të një standarti të NATO-s, i ndërtuar me ndihmën e vendeve të NATO-s që nga viti 2014. Sulmi në një fabrikë të mirëmbajtjes së avionëve në Lviv këtë mëngjes e bën të qartë se rusët po përparojnë drejt infrastrukturës, tha ai.
Sulmi në qytetin perëndimor vetëm 70 km nga kufiri polak është gjithashtu një përpjekje për të frikësuar Perëndimin që mos të ndihmojnë më ukrainasit.
/abcnews.al


