Me mijëra persona janë evakuar në Bali pas shpërthimit të vullkanit Agung. Autoritetet i tremben sasisë së madhe të baltës dhe hirit që mund të rëshqazë duke zënë nën vete me mijëra banesa
Pavarësisht se nuk parashikohen pasoja katastrofike si pasojë e shpërthimit të vullkanit Agung, situata në Bali është ende alarmante. Ujë dhe hi rrëshqasinm ndërsa ishulli po përballet dhe me reshje të dendura. Autoritetet paralajmëruan se balta dhe hiri i vullkanit i përzier me ujë mund të shkaktojë viktima dhe dëme të shumta materiale në momentin që kjo është periudhë reshjesh në vend
Sasitë e baltës mund të lëvizin me një shpejtësi shumë të madhe dhe në të kaluarën kanë shkaktuar shumë viktima. Rreth 100 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen nga zona e rrezikut përreth vullkanit pasi situata është vërtet e paparashikueshme.
Ndërsa janë 40 mijë banorët që janë larguar tashmë nga komuna pranë Malit Agung. Por kjo shifër minimalisht duhet dyfishuar sipas agjencisë që merret me fatkeqësitë natyrore, ndërsa pamjet tregojnë shtëllunga shumë të mëdha tymi që ngrihen në qiell nga vullkani./abcnews.al