Eliminimi nga Champions League duket se vazhdon të jetë një “dhimbje” e madhe për tifozët e PSG-së, të cilët tashmë janë kundër skuadrës së tyre.
Pas vërshëllimave që bënë ndaj Neymar dhe Messit në ndeshjen e fundit në Ligue 1, apo dhe sharjet ndaj Mauricio Pochettinos dhe presidentit Nasser Al-Khelaifit, një tjetër veprim jo i mirë është bërë nga tifozët e skuadrës parizienë.
Këtë herë “viktimë” e tyre ishte lojtari Layvin Kurzawa, të cilin tifozët kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina.
Kurzawa është një nga lojtarët i cili këtë sezon nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me PSG, por përsëri konsiderohet “fajtor” nga tifozët, të cilët nuk po iu del inati dhe vazhdojnë e shkaktojnë incidente.
Për fat të mirë ata nuk ia arritën qëllimit ta nxirrnin nga makina lojtarin e PSG-së, i cili shpëtoi mirë pa lëndime.
Kurzawa a été pris à partie par des supporters parisiens après l’élimination face au Real Madrid.
? @lxminni pic.twitter.com/G3M0OqiUfK
— BeFoot (@_BeFoot) March 17, 2022
/f.a/abcnews.al