Vizita e tre kryeministrave europianë në Ukrainë, më ekzaktësisht ajo e kreut të qeverisë polake Mateusz Morawiecki, atij slloven Janez Janša dhe çekut Petr Fiala, tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, duke e cilësuar mjaft të guximshëm duke parë situatën e luftës.
Por për kreun e Transportit hekurudhor të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin ky ishte një veprim naiv, pasi vetë BE zbuloi itinerarin që do të ndiqnin 3 kryeministrat, duke ju rrezikuar atyre jetën/
Oleksandr Kamyshin, ka treguar për CNN, hapat që u ndoqën për të garantuar sigurinë e delegacionit të liderëve të BE-së, por gjithsesi u shpreh i habitur që ata zbuluan vendndodhjen e tyre nëpër rrjeteve sociale, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten, por edhe lëvizjen e shumë trenave, të cilët që prej fillimit të luftës kanë mundësuar transferimin e refugjatëve në zona të sigurta, por edhe ndihmave e mallrave, pa u gjurmuar nga rusët.
“Po e mbaja sekretin e tyre, por kur pashë se diçka ishte publikuar në internet, më habiti. Nuk e kuptova këtë. Edhe fëmijëve të mi nuk u them: Hej mos e zbuloni vendndodhjen tuaj, sepse të gjithë duhet ta kuptojnë se është luftë. Unë nuk mund t’i udhëzoj kryeministrat. Ishte ideja e kryeministrave që të udhëtonin në Kiev me tren, duke besuar se ishte mënyra më e sigurt e transportit. Në fakt, çdokush do të zgjidhte trenin në vend të një makinë këto ditë. Me bombardimet që po ndodhin kudo, stacionet dhe trenat janë vendet më të sigurta në vend, për momentin. Delegacioni udhëtoi me një tren me katër nga vagonët më të rinj të hekurudhës. Rruga që ndoqëm për to ishte e njëjta pistë që ndjekim edhe pasagjerët normalë. Të vetmit pasagjerë në vagona me kryeministrat, ishin anëtarët e tjerë të delegacionit apo të sigurimit. Udhëtimi zgjati rreth tetë ose nëntë orë. Udhëheqësit kaluan disa orë me Zelensky dhe ekipin e tij përpara se të udhëtonin sërish me tren, gjatë natës, për në Poloni”, u shpreh Oleksandr Kamyshin. /Abcnews.al/