Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më 20 Mars Haga pritet të vendosë për Karaxhiç

schedule09:45 - 18 Mars, 2019

schedule 09:45 - 18 Mars, 2019

Gjykata e Hagës pritet te vendose më 20 mars lidhur me kërkesën për apelim nga ana e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i dënuar në 2016 me 40 vjet burg për gjenocid dhe mizori të tjera në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Bashkë me apelin e Karaxhiçit, gjyqtarët pritet të marrin vendim edhe për një kërkesë të prokurorëve për ri-ngritjen e një akuzë të dytë për gjenocid, për ta dënuar ish-liderin serb me burgim të përjetshëm.

Karaxhiç, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10 mije viktima.

Karaxhiç e ka cilësuar dënimin e tij si rezultat i një “gjykimi politik”, ndërkohë që avokatët e tij kanë perseritur se prokurorët dhe gjyqtarët kanë bërë një seri gabimesh gjatë gjykimit të tij 7-vjeçar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!