Superiorja ka zhvilluar në fundjavë duelet e javës së 25-të, ndërkohë që në emisionin “Analizë Superiore” është përditësuar formacioni më i mirë në kampionat.
Referuar të dhënave statistikore të grumbulluar nga çdo lojtar, porta vazhdon të jetë e Visar Bekajt, i cili ka para vetes edhe qendërmbrojtësit e Tiranës, Hoxhallarin e Najdovksin.
Në krahun e djathtë Albion Marku është “pronar” për momentin, kurse majtas Ndreca i ka marrë vendin Allmuçës së Egnatias.
Krahët e mesfushës i kanë ende Latifi e Basa, kurse në qendër rikthehet Shehu krah Gjelbrim Taipit. Sulmi nuk ndryshon, me Guindo e Seferi. / abcnews.al