Shtyrja e takimit për rinovimin, CEO i Juves: Polemikë qesharake për Dybala

schedule10:12 - 17 Mars, 2022

schedule 10:12 - 17 Mars, 2022

Paulo Dybala ende nuk ka rinovuar me Juventusin dhe në Itali shtyrja e bisedimeve të enjten u lexua si një shenjë “divorci”.

Gjithsesi, drejtori ekzekutiv i Juventusit, Maurzio Arrivabene, ka sqaruar për Sky Sport situatën me kapitenin e bardhezinjve.

“Kjo histori po bëhet një polemikë qesharake. Është një moment delikat për të gjithë ekipin, që duhet të ketë vëmendjen maksimale. Për të shmangur çdo lloj shpërqendrimi kemi vendosur ta shtyjmë atë takim.

Duhet të kujtojmë se kemi ende pesë rinovime në proces, jo vetëm një. Nuk ka asnjë qëndrim kundër asnjërit prej të pestëve”, deklaroi Arrivabene. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!