Juventusi u mposht ditën e djeshme nga Villarreal në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16 të Champions me rezultatin 0-3, duke u eliminuar me herët nga ç’pritej nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube.
Pas ndeshjes, trajneri i “bardhezinjve” Massimiliano Allegri gjatë prononcimit për mediat nuk e ka quajtur dështim eliminimin e skuadrës së tij.
“Ka 10 skuadra në Evropë që janë në nivel më të mirë sesa Juventus. Nuk është turp, është realitet”, ka thënë Allegri.
“Nuk është e drejtë të thuhet se ky është një dështim”, shtoi trajneri italian. /abcnews.al