Monolog nga Erion Kristo
Ne me edukatën takohemi njëherë në 75 vjet kur kalon kometa “Halley”. Pse duhet edukata? E para se të shpëton jetën, e dyta se të bën me lekë, imagjinoni turistët, e treta se të kursen energjinë. Po çfarë marrdhënie kemi ne me edukatën? E dini më mirë se mua, se ju jeni autorët bashkë me mua të edukatës sonë kombëtare. Ne duhet të heqim dorë nga prishja e radhës, ne duhet të heqim dorë nga komunikimi përmes makinave, ne duhet të heqim dorë nga buritë e makinave se nuk jemi elefantë. Ne duhet t’i kthejmë familjes forcën për të edukuar se e ka harruar fare. Pa le pastaj shkolla, se shkolla është më e holla. Unë nuk do e zgjas shumë me edukatën, se e di që prek shumë njerëz dhe është një muhabet kot. Por do them një shprehje që thuhet tek “Liza në Botën e Çudirave”, mendo me edukatë se kursen kohë.