Të paktën 2 milionë banorë kanë mbetur në terr pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Japoninë. Tashmë, banorët në rajonin e Fukushimës, që u godit nga një nga një tërmet shkatërrues që u pasua nga një cunami shkatërrues 11 vjet më parë, në pritje të një tjetër cunami të mundshëm në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Footage: Magnitude 7.5 earthquake strikes off #Japan ‘s Fukushima Prefecture. pic.twitter.com/DIW65Yga2e
— M.E.N ?? (@ModernEraNews) March 16, 2022
Tërmeti me magnitudë 7.3 ra në orën 23:34 të natës (23:34- Shqipëri) dhe lëkundjet që u ndjenë deri në Tokio, zgjatën më shumë se dy minuta. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi paralajmërime për cunami për prefekturat Fukushima dhe Miyagi ndërsa banorëve u tha se dallgë deri në 1 metër mund të godasin bregun.
Po ashtu, pati raportime për ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se dy milionë shtëpi në rajonin e Kantos dhe një numër i madh linjash treni kanë pezulluar funksionin. Ndërkohë, kryeministri Fumio Kishida bëri të ditur se centralet bërthamore janë nën inspektim dhe se po vlerësohet shkalla e dëmit.
?Two powerful earthquakes of magnitude 7.3 and 6.4 off the coast of #Fukushima in northern #Japan. #Tsunami warning issued pic.twitter.com/vVZddjHvmR
— IDU (@defencealerts) March 16, 2022
Intensiteti i tërmetit ishte i barabartë me atë të tërmetit të Kobes të vitit 1995, i cili vrau më shumë se 6000 njerëz. Diferenca në këtë rast qëndron tek fakti se epiqendra e tërmetit të së mërkurës ishte rreth 60 kilometra nën det.
Pas tërmetit dhe cunamit me magnitudë 8.9 në vitin 2011, tre reaktorë në centralin Daiichi u shkrinë pasi valët e cunamit depërtuan muret mbrojtëse detare dhe përmbytën objektin. /abcnews.al/
?????? Es scheint, dass es einen erheblichen Stromausfall gibt. #Earthquake#Fukushima#Japan
#地震
#津波 pic.twitter.com/klcYtWzmdV— WikiWar (@wiki_war) March 16, 2022