Perimet dhe frutat e importit zotërojnë tregun e madh në Fier. Pavarësisht se ato janë me çmime më të larta blerësit nuk besojnë në cilësinë e prodhimeve vendase.
Është një prej tregjeve kryesorë të fruta perimeve në fier. Ka dy kategori çmimesh, të larta dhe shumë të larta. Për këto të fundit nuk ka fare tabela. Kjo, për të shmangur largimin e klientëve. Domatet e importit kanë mbushur banakët. Me çmime të larta dhe cilësi gjithashtu.
Një klimë e favorshme me diell si ajo e Myzeqesë dhe sipërfaqet e serave që shtohen çdo ditë nuk mjaftojnë për të plotësuar kërkesën e tregut për një produkt të pazëvendësueshëm të kuzhinës, si domatja.
Sasitë e vogla të domateve që prodhojnë serat vendase jo vetëm nuk plotësojnë kërkesën por duket se po shpërfillen nga blerësit. Çmimi është konkurrues por vetë produkti vendas duket edhe në pamje larg cilësisë së atij të importit.
Mungesa e domateve të serave vendase në fier nisi në fund të verës dhe vazhdon ende. Një situatë që rëndon mbi tregtarë dhe konsumatorë.
Drejtoria rajonale e bujqësisë në fier nuk ka publikuar te dhëna për prodhimin e serave përgjatë këtij viti. Në këtë drejtori nuk ka asnjë strukturë dhe strategji këshilluese ndaj fermerëve për përdormini e simulantëve ne perimet e serave. Kjo ka çuar në situata të tilla paradoksale, ku produkti i vendit megjithëse me i lirë, nuk e konkurron dot atë të importit./abcnews.al