Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është duke mbajtur një fjalim virtual në Kongresin amerikan. Ai po u thotë politikanëve amerikanë që të kujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit kur mendojnë për Ukrainën.
Duke folur në gjuhën ukrainase, Zelensky e nisi fjalimin para Kongresit duke thënë se tani është koha që po vendose fati i Ukrainës, nëse populli ukrainas do të jetë i lirë apo jo, shkruan abcnews.al.
“Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë… Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Vlerat themelore njerëzore”, ka thënë Zelensky para Kongresit./abcnews.al/