Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po shpëtonte ushtarët ukrainas, vritet mjekja, nënë e gjashtë fëmijëve

schedule11:45 - 16 Mars, 2022

schedule 11:45 - 16 Mars, 2022

Një mjeke ushtarake e Ukrainës është vrarë në fushëbetejë derisa po kryente detyrën e saj, sipas zëvendësministres së Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se mjekja Olga Semydyanova nënë e gjashtë fëmijëve ka humbur jetën në përplasjet e dhunshme me forcat ruse.

“Mjekja ushtarake Olga Semydyanova u vra teksa po shpëtonte jetën e ushtarëve ukrainas gjatë betejës me pushtuesit rusë. Ajo ishte nënë e 6 fëmijëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për heroinën”, ka shkruar Dzheppar.


Ditë më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte thënë se rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus.

Derisa, sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Jashtme e Ukrainës, 13,500 veta u vranë nga personeli rus në Ukrainë që nga nisja e agresionit. / Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!