Lufta e nisur nga Rusia prej 24 shkurtit në Ukrainë, në momentin që është, do të përcaktojë një rend të ri botëror. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Lavrov komentoi gjithashtu bisedimet e vazhdueshme të paqes me Ukrainën, duke thënë se negociatat nuk janë të lehta, por ka shpresa për kompromis. Ai tha se disa formulime marrëveshjesh janë afër arritjes.
LEXO të gjitha zhvillimet për luftën
Megjithatë, ai i tha gazetës RBC se ka edhe çështje të tjera me rëndësi që po diskutohen ende, duke përfshirë përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë dhe “lirinë e fjalës”, raporton Reuters.
Ai shtoi se Rusia nuk sheh “asnjë shenjë” se SHBA është e interesuar në zgjidhjen e konfliktit. “Shtetet e Bashkuara kanë rol vendimtar në përcaktimin e pozicionit të autoriteteve ukrainase, por “sot, ne nuk shohim asnjë interes nga Shtetet e Bashkuara për ta zgjidhur shpejt këtë konflikt”, tha Lavrov.
Gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pozicionet negociuese “janë më realiste”, kështu që duket se ka sinjale pozitive nga të dyja palët.
Rusia është përpjekur të rreshtohet me Kinën, një superfuqi globale në Lindje.
/abcnews.al