Banorët e Kievit janë zgjuar sërish nën zhurmën e bombardimeve.
Raportohet se rusët kanë sulmuar një pallat 12-katësh në lagjen Shevchenko rreth orës 6 të mëngjesit.
Lexo edhe: LIVE/ Terror lufte: Rusët mbajnë peng 500 ukrainas në spital, foshnjat të braktisura nga prindërit
Nga bombardimi është dëmtuar gjithashtu dhe një pallat 9-katësh që ndodhej afër ndërtesës së shenjëstruar nga ushtria ruse, shkruan BBC. Sipas raportimeve lokale nga bombardimi janë shënuar 2 viktima, ndërsa 35 të tjerë janë evakuuar nga pallati.
Zjarri u shua në orën 07:45 dhe ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar./abcnews.al/