Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të vizitojë Moskën ditën e nesërme dhe më pas Ukrainën të enjten. Vizitat e ministrit turk vijnë në vazhdën e përpjekjeve të Ankarasë për të bërë ndërmjetësin ndërmjet palëve që janë në konflikt.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, cituar nga agjencia e lajmeve Anadolu. Ndërkohë në Kiev kanë mbërritur ministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe ai i Republikës Çeke.
Kujtojmë se më 10 maj në Turqi u realizua me ndërmjetësimin ministrit të Jashtëm turk, një takim mes homologëve të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitry Kuleba dhe Sergei Lavrov.
Në një konferencë për mediat pas takimit, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura ndërsa shtoi se ishte gati që të takohej sërish me homologun e tij rus Lavrov nëse ka perspektiva për “diskutim konstruktiv.” /abcnews.al/