Forcat e Marinës Ruse janë duke përparuar drejt qytetit-port me rëndësi strategjike në Ukrainë, Odessa. Këtë e vërtetojnë edhe disa pamje të marra nga sateliti ditën e sotme rreth orës 09:47 UTC (10:47). Sipas asaj që kuptohet nga imazhet, ato që po afrohen janë anije amfibe dhe luftarake.
Pamjet janë publikuar nga H. I. Sutton, analist dhe autor për çështjet e mbrojtjes. Në Odesa ka edhe disa fshatra shqiptarësh, të cilët u bombarduan nga rusët disa ditë më parë.
Një ditë më parë, ne media u publikuan pamje të banorëve të qytetit që përgatiten për mbrojtje ndërsa autoritetet lokale në vend bënë të ditur se forcat ruse po përparonin me shpejtësi. /abcnews.al/
***BREAKING***
Substantial #Russian Navy force, including landing ships, advancing on Odessa area today. Seen 09:47 UTC in satellite imagery
Found together with @detresfa_ pic.twitter.com/sDdZHDPJ1r
— H I Sutton (@CovertShores) March 15, 2022