Kriza, përfaqësuesit e bizneseve: Të dyfishohet buxheti për bujqësinë, të vendoset tavan për çmimet

schedule15:47 - 14 Mars, 2022

schedule 15:47 - 14 Mars, 2022

Përfaqësues të bizneseve në një deklaratë për shtyp dhanë kërkesat e tyre për sektorin e bujqësisë në mënyrë që të përballojnë krizën.

Ndër të tjera, ata kërkojnë dyfishim të buxhetit, rritjen  e subvencioneve si dhe vendosjen e një tavani për çmimet e plehrave dhe produkteve të tjera bujqësore.

“Fondi ishte shumë i kufizuar. Në 25 shkurt filloi aplikimi i skemës dhe fermerët u dyndën në sportele. Fermerët janë target grupi që u godit i pari nga efektet e krizës. Sot përballemi me trefishim të imputeve buqjësore. Qeveria në vend që të merrte masat në 1 janar hyri në fuqi skema me 10% që është një kosto shtesë.

Patëm një takim me kryeministrin, na premtoi një ballafaqim të shifrave por që nuk i kemi kurrë. Ne kërkojmë të paktën dyfishim të fondit të naftës. Kërkojmë rritjen e subvencioneve. Kërkojmë heqjen e kritereve diskriminuese për skemat.

Sektori i bujqësisë është në vështirësi të plotë. Sektori që duhej mbështetur për të shmangur një krizë ushqimore është lënë pas dore

Ne kërkojmë dyfishimin e buxhetit. Vendosje e tavanit për çmimet e plehrave. Ka edhe të tjera, por këto janë thelbësore” deklaruan ata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!