Rimbursimi i naftës, Kreu i Shoqatës së Fermerëve: Kritere diskriminuese

schedule12:30 - 14 Mars, 2022

schedule 12:30 - 14 Mars, 2022

Eduart Sharka, kreu i Shoqatës së Fermerëve, i ftuar në “ABC Live” është ka folur për situatën që lufta në Ukrainë ka pasuar edhe në Shqipëri.

Sipas Sharkës, fermerët sot gjenden në vështirësi të mëdha ndërsa nuk po mbështeten siç duhet nga qeveria.

Për sa i përket rimburismit të çmimit të naftës, Sharka sqaroi se aty janë kritere diskriminuese, pasi vlen skema se kush aplikon i pari, përfiton i pari.

Sharka ka shtuar se nga kjo përfitojnë vetëm 25 mijë fermerë ndërsa kanë aplikuar 50 mijë prej tyre.

“Janë kritere diskriminuese. Patëm një dyndje në zyrat për të aplikuar të parët. Se kanë aplikuar 50 mijë fermerë dhe fondi që është 25 mijë. Dhe i ndan koha fermerët nga fituesit. Është një skemë që përdore. Ne kemi çuar një projektligj për ta aplikuar skemën për 5 vjet. Se duhet të përfitojnë të gjithë fermerët.” tha Sharaka.

Kreu i Shoqatës së Fermerëve theksoi se do të ketë një rritje të produkteve shtazore dhe për fruta perimet.

“Jemi totalisht të ndikuar nga kriza globale nëse varemi tek vendet e rajonit. Për të paraprirë këtyre në kërkuam subvencione. Se Vuçiç e bllokoi dhe të le pa bukë dhe do jetë vonë. Ne jemi munduar të paraprimë. Kam fakte që qeveria shkel kushtetutën. Na premtoi që do takoheshim në një rast të dytë. Por kjo nuk ndodhi”

“Ne eksportojmë por do kemi rritje se është trefishuar kostoja për efekt të krizës globale.” tha Sharka.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!