Rebel Wilson ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, teksa po prezantonte ceremoninë vjetore të Akademisë Britanike të Filmit. 42-vjeçarja po prezantonte një performancë të Emilia Jones, aktore dhe këngëtare në filmin CODA, që flet për një familje të shurdhër.
“Në këtë shfaqje ka dy interpretues të ndryshëm,” tha aktorja. “Megjithatë, për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin”, tha Wilson ndërsa ngriti gishtin e mesit. Kjo nuk ishte referenca e vetme për luftën që u bë gjatë ndarjes së çmimeve.
Kryetari i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar, hapi ceremoninë duke thënë se shpreson që të rikthehet paqja. “Mendimet tona janë me popullin e Ukrainës, si dhe me ata të prekur nga konflikte të tjera në mbarë botën.”, tha ai. /abcnews.al