Me rastin e festimeve për Ditën e Verës, që do të zhvillohet këtë të diel, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 Marsin ta shpallë edhe Ditë pa Makina, duke e kthyer Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale. Sipas bashkisë, të dielën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin kryesor duke filluar nga ora 08.00 deri në 17.00, ndërsa në Sheshin nënë Tereza, ndalimi i qarkullimit do të nisë që pasditen e nesërme, deri mesnatën e 18 marsit. Ndërkaq, në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada e 8-të” dhe në segmentin e rrugës midis “Vaso Pashës” dhe “Ibrahim Rugovës” do të ndalohet qarkullimi i mjeteve deri në mëngjesin e 18 Marsit. /abcnews.al
Festimet për Diten e Verës, e diela kthehet në “Ditë pa makina”
schedule18:37 - 15 Mars, 2019
schedule 18:37 - 15 Mars, 2019