Autostrada e Laçit është bllokuar për të paktën 20 minuta nga një grup protestuesish të cilët kërkojnë uljen e çmimi të karburanteve dhe produkteve të tjera.
Banorët e zonës së Milotit në Kurbin janë organizuar sëbashku dhe kanë dalë në mes të rrugës duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve. Për disa minuta janë krijuar radhë të gjatë trafiku.
Ne vendin ku protestohej ka pasur prezencë të lartë policie. Ndërkohë raportohet se nuk është regjistruar asnjë incident. /abcnews.al/