Protestë kundër rritjes së çmimeve ka pasur sot edhe në qytetin e Durrësit. Mësohet se qytetarët janë mbledhur pasditen e së shtunës tek Stacioni i Trenit.
Qytetarët bllokuan një krah të rrugës për 40 minuta dhe më pas ndërhyri policia dhe i largoi nga rruga. Protestuesit më pas u pozicionuan në anë të rrugës pa e penguar qarkullimin. /abcnews.al/