Gjendja e mbretëreshës Elizabeth është mjaft shqetësuese, pasi ajo duket se e ka të vështirë të kapërcejë problemet e saj shëndetësor, pasi së fundmi u infektua edhe me Covid-19.
Sipas Buckingham Palace, Mbretëresha Elizabeth nuk do të jetë “e pranishme” në shërbimin e Commonwealth në Westminster Abbey të hënën, më 14 mars.
Ankthi pas anulimit të fundit
Princi Charles do të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth. Njoftimi i Buckingham nuk thoshte pse Elizabeth do të mungonte në eventin, i cili do të dilte publikisht për herë të parë pasi u infektua me koronavirus.
Sipas gazetarit të Sky Neës, Ryannon Mills, vendimi për të mos marrë pjesë në këtë ngjarje lidhej me aftësinë e Mbretëreshës Elizabeth për të udhëtuar dhe marrë pjesë në ceremoni.
“Vendimi nuk lidhet me asnjë sëmundje”, shtoi Mills në një postim në Tëitter, por sigurisht që thashethemet u përhapën sërish./abcnews.al