Britania dërgon ndihma mjekësore në Ukrainë, ministri: Sulmet ndaj spitaleve janë krime lufte

schedule10:33 - 12 Mars, 2022

schedule 10:33 - 12 Mars, 2022

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar gjashtë avionë të tjerë me ndihma dhe pajisje mjekësore në Ukrainë, pasi Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid akuzoi Rusinë për krime lufte në sulmin ndaj disa qendrave shëndetësore, shkruan BBC

Javid tha se janë regjistruar më shumë se 25 sulme në qendrat shëndetësore dhe spitalet që nga fillimi i pushtimit.

Sulmi ndaj spitaleve apo qendrave shëndetësore është  një krim lufte dhe Rusia do të paguajë për krimet që po kryen,” tha ai.

Një sulm në një maternitet dhe spital fëmijësh në Mariupol, shkaktoi  tre persona, duke përfshirë një fëmijë. Gjatë një vizite në Spitalin e Fëmijëve në Birmingham, Javid tha se “Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj”.

/abcnews.al