Rreth 19 mijë shqiptarë kërkuan azil në 2018-n

schedule15:59 - 14 Mars, 2019

schedule 15:59 - 14 Mars, 2019

Shqiptarët renditen në listën e dhjetë azilkërkuesve më të mëdhenj publikuar nga Eurostat. Vitin e shkuar rreth 19 mijë persona dëshironin të largoheshin nga vendi. Numri më i madh i kërkesave ishte për në Francë.

Rreth 19 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian vitin që lamë pas. Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat i rendisin në  listën e 10 azilkërkuesve më të mëdhenj në BE.

Shqiptarët pozicionohen të nëntët pas sirianëve, afganëve, irakenëve, pakistanezëve e të tjerë, por në raport me numrin e popullsisë duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, duke u renditur të parët. Thuajse gjysma e tyre, rreth 44%  ose 8 mijë e 280 kanë kërkuar azil në Francë.

Ndërsa në të gjithë Bashkimin Europian, shqiptarët përfaqësojnë rreth 3% të totalit prej 580 mijë azilkërkuesish. Ndonëse shifrat mbeten të larta në raport me vitet e kaluar numri i aplikantëve për azil ka rënë. Në vitin 2017 u regjistruan 26 mijë kërkesa, ndërsa numër rekord aplikimesh mban viti 2015 me 69 mijë aplikime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!