“Dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje reciproke”, kush është ambasadori i ri i ShBA në Beograd

schedule10:28 - 11 Mars, 2022

schedule 10:28 - 11 Mars, 2022

Diplomati i karrierës, Christopher Hill, do të rikthehet në Ballkan edhe njëherë si ambasador fuqiplotë i ShBA-së në Beograd pas konfirmimit nga Senati amerikan. Hill ka qenë Emisar Special i ShBA-së gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 teksa shërbente si ambasador në Maqedoni.

Hill më 14 dhjetor 2021 kishte dëshmuar në Senat pas nominimit nga Presidenti Joe Biden, ku kishte deklaruar se Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe mënyra e vetme për Serbinë që ta hapë rrugën e saj evropiane është që dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje reciproke.

Diplomati Hill poashtu kishte deklaruar se do të angazhohet që të ketë një hetim të plotë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi më 1999 në Serbi.

Më e rëndësishmja — dhe një parakusht për pranimin përfundimtar në BE — Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhënit me Kosovën. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE si shansi më i mirë për të dyja palët për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura. Siç deklaroi Presidenti Biden, Shtetet e Bashkuara besojnë ” njohja e ndërsjellë” është mënyra më e mirë për të zhbllokuar potencialin evropian të Serbisë dhe për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë të angazhohet seriozisht dhe urgjentisht për të arritur një kompromis. Nëse konfirmohem, siguria e amerikanëve dhe personelit të misionit të SHBA-së do të jetë prioriteti im kryesor. Unë do të vazhdoj ta shtyjë përpara një hetim të plotë mb vrasjen e vëllezërve Bytyqi, tre shtetas amerikanë të ekzekutuar gjatë qëndrimit në paraburgim nga policia serbe. Unë jam i përkushtuar të bëj presion ndaj qeverisë serbe që të sigurojë që personat e përfshirë të sillen para drejtësisë, pavarësisht nga grada apo pozicioni”, kishte deklaruar Hill./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!