Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studiuesi Peter Stoka sjell gjurmët shqiptare në Koper

schedule16:37 - 10 Mars, 2022

schedule 16:37 - 10 Mars, 2022

Nga Leontina Nika 

Këto janë dokumenta të rralla të familjeve shqiptare që krijuan një revolucion në Koper të Sllovenisë. Faktet historike për pranin e hershme të Shqiptarëve në Istër, prezantohen për herë të parë në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar. Kryetari i Shoqatës Kulturore “Iliria” në Koper, Heset Ahmeti, thotë se këto dokumenta deri në  vitin 2015 nuk publikoheshin, shkak xhelozia e popullsisë vendase sipas  tij.



Studiuesi slloven me gjak shqiptar Peter Shtoka paraqet historinë e shqiptarëve në Istria, veçanërisht rolin e tyre në formimin e qytetit Kopër, bazuar në dokumenta, harta e objekte të trashëgimisë kulturore të familjeve shqiptare në këtë pjesë të Sllovenisë. Si fakt të rëndësishëm ai rendit Kushtetutën e 1668 që mbanë firmën e Antoni Bruni nga Shkodra.

“Në mesjetën e hershme rezultojnë sipas dokumentave rreth 25 familje të rëndësishme të cilat u shpërngulen nga Shqipëria   në   Kopër. Por si më të rëndësishmet  janë Albanica, Bruti, Bruni e Dukagjini, ku   po u faktoj edhe pemën gjenealogjike të tyre . Familja Bruti-Bruni me origjinë nga Ulqini arritën të qeverisnin në Kopër.

Pjesëtarët e saj u bënë edhe flamurmbajtës të anijes së Papës në betejën  e Lepantos më 1571. Ndërkohë që kushtetuta e 1668 mbanë firmën e Antonio Brunit nga Shkodra. Në këtë ekspozitë  dëshiroi të vë në dukje rrënjët dhe historinë  e përbashkët të dy trojeve, siç është e vërteta që lagen  nga i njëjti det. Adriatik, Adria”.

 Drejtori i muzeut Dorian Koci thotë se këto dokumenta ndriçojnë rëndësinë e familjeve shqiptare në Kopër

 Ekspozita “Monumenta Albanica Justinopolitana”, u çel në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve  diplomatike  Shqipëri dhe Slloveni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!