Nga Bledar Kuka
Për shumë javë këtë impiant mund ta shohim vetëm për turizëm.
“Arena Air Albania” i ka mbyllur dyert për ndeshjet e Superligës apo të Kupës së Shqipërisë, ndërsa UEFA kërkon standarde të fushës për finalen e Ligës së Konferencës në 25 maj.
Gjithsesi, drejtori i stadiumit, Keidi Tomori, jep shpresë se mund të ketë ndeshje më shpejt, ndërsa flet për ABC-në.
Tomori flet për llojin e punimeve që po kryhen në fushën e stadiumit kombëtar.
Drejtori i stadiumit shprehet shumë I shqetësuar për dëmet e shkaktuara në derbi./abcnews.al