Deputetët e grupit të PD flasin në grup: Basha duhet të iki!

schedule15:59 - 10 Mars, 2022

schedule 15:59 - 10 Mars, 2022

Përfundimi pa një vendimmarrje i mbledhjes së grupit parlamentar të PD i ka shtyrë palët drejtë strategjive të ndryshme në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre. Lulzim Basha është tërhequr nga qëndrimi i tij i prerë për të mos u dorëhequr, por kërkon një analizë.

Ndërkohë që deputetët e grupit parlamentar të PD, kanë nisur mbledhjen e firmave për të iniciuar në grupin parlamentar vendimmarrje për largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Përballja mes Bashës dhe deputetëve që kërkojnë largimin e tij do të ndodh të mesditën e të shtunës, teksa deputetët e PD s’kanë asnjë dyshim për fatin e Bashës si kryetar i PD.

I vetmi që publikisht qëndroi në krah të kryedemokratit Basha ishte numri 2 i PD, Gazment Bardhi.

Deputetin e Lushnjes, Saimir Korreshi përballë situatës së krijuar në PD ka një zgjidhje më fataliste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!