Deklarata e Haradinajt “bombardohet Beogradi”, reagon Vuçiç

schedule15:18 - 10 Mars, 2022

schedule 15:18 - 10 Mars, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dje tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, “bombardohet Beogradi”.

Vuçiç u përgjigj, duke thënë se nuk ka ndonjë koment rreth “budallallëqeve dhe gjërave të pakuptimta”.

Dhe a do të na bombardojë ai apo dikush tjetër?”, pyeti Vuçiç.

Po e shihni se çfarë duan nga Serbia dhe çfarë do të donin të shihnin”, u tha Vuçiç gazetarëve në Loznicë.

Haradinaj dje tha se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.

E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Vuçiç, duke folur për luftën në Ukrainë, shtoi se “është e rëndësishme që Serbia të mos marrë pjesë në asnjë luftë dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin”./ Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!