Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratorët, Ahmetaj: Akuzat e opozitës të pavërteta, s’ka aferë 430 milion euro

schedule14:23 - 10 Mars, 2022

schedule 14:23 - 10 Mars, 2022

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj në foltoren e Kuvendit u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve.

Sot pritet që të miratohet raporti përfundimtar, ndërsa Ahmetaj i cilësoi si të pavërteta akuzat e PD-së. Sipas tij nuk ka aferë me 430 milion euro. Numri dy i qeverisë theksoi se pagesa për tre koncesionet është 55 milion euro.

“Shuma e paguar nga buxheti i shtetit për këto PPP është 55 milion euro e faktuar nga autorizimet e nxjerra, pa TVSH. Pagesa e plotë për Elbasanin në total 26 milion.

Gjithë historia që u ngrit mbi koncesionin e Tiranës. Koncesioni i Tiranës nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore. Është investim privat prej 128 milion eurosh dhe bashkia e Tiranës paguan shërbimin.

E pavërteta e dytë ishte ajo që thashë a ekzistojnë këto impiante. Anektoda ka marrë fund, impiantet janë aty.

E pavërteta tjetër ka të bëjë me procedurën e Tiranës. Është akuzuar kryetari i bashkisë se ka marrë angazhim pa të drejtë. Veliaj ka marrë angazhim në parim që do të përdorë shërbimin dhe më pas kur ka pasur kontratë është dërguar në këshillin bashkiak dhe është aprovuar”, tha Ahmetaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!