DETAJET/ Ndaj Admir Bajrit u qëllua 6 herë, një plumb e kapi në këmbë

schedule11:25 - 10 Mars, 2022

schedule 11:25 - 10 Mars, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Admir Bajrit në Shkodër. Burime për ABC bëjnë të ditura se ai është qëlluar me 6 plumba me një armë automatike.

Bajri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen në Dobraç të Shkodrës nuk është shoqëruar asnjë person. Policia ka mbledhur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë.

Ndërkohë është zbuluar fotografia edhe e një makine me targa të vjedhura që dyshohet se u përdor nga autorët.

Bajri u qëllua me breshëri arme automatike mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa ishte në makinë bashkë me mamanë e tij. Burime për Abc bëjnë me dije se 38 vjeçari është nga fisi i Bajrajve. Autorët e kanë ruajtur 38 vjeçarin, të cilin e kanë qëlluar sapo ka ndalur makinën e tij tip “Benz” para një supermarketi.

38 vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në momentin që ndodhi atentati ai ishte me nënën e tij. Kjo e fundit, fatmirësisht nuk ka marrë plagë. Ndërkohë autorët pasi e qëlluan me breshëri automatiku, u larguan në drejtim të paditur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!