Ardian Takaj e ka marrë vendimin për Migen Memellin, i cili pas humbjes ndaj Dinamos u shpreh se do të ketë një takim me presidentin.
Numri një i klubit korçar, i cili e kishte refuzuar një herë më parë largimin e Memelli, tani ka vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Tani Takaj do të duhet të gjejë një tjetër trajner në vend të Memellit. Situata e Skënderbeut nuk është e mirë.
Ata ndodhen në vendin e fundit në klasifikim dhe zona e ftohtë është gjashtë pikë larg. Kampionati ka hyrë në fazën finale dhe deri në fund Skënderbeu do tentojë të shpëtojë. / abcnews.al