Rusia do të ndalojë të shtënat nga ora 07:00 GMT të mërkurën (10:00 me orën e Moskës) për të lehtësuar korridoret humanitare, tha agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të lartë rus.
Korridoret thuhet se do të jenë të hapur nga Kievi, Kharkiv dhe qytete të tjera.
Nga ana tjetër NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29, ashtu siç ishte planifikuar më herët.
Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar, por kërcënimet ruse si edhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin, bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër.
Kështu, Polonia nuk do t’ia japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. /abcnews.al/