“Çmendet” përsëri çmimi i naftës, një litër shkon 260 lekë

schedule20:00 - 8 Mars, 2022

schedule 20:00 - 8 Mars, 2022

Çmimi i naftës është rritur sërish këtë mbrëmje një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama.

Pronarët e karburanteve kanë shkelur “gazin”, pasi nga 230 lekë për litër që ishte në mëngjes, pikat kryesore të tregtimit me pakicë e kanë çuar çmimin e naftës në 260 lekë për litër. Pra, një kosto jo shumë e vogël për xhepat e popullit shqiptar.

Çmimi i naftës në Shqipëria po shënon rekorde historike. Një ditë më parë një një litër naftë po shitej me 230 lekë për litër, duke shënuar rritje me 45 vetëm gjatë ditëve të fundit. Qytetarët janë të shqetësuar për këtë situatë dhe për efektet që do ketë në xhepat e tyre. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Shoqata e Hidrokarbureve, e cila e lidh shtrenjtimin e naftës me konfliktin Rusi-Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!