Gjenerali turk në pension Osman Pamukoglu, pati paralajmëruar fillimin e Luftës së III Botërore në vitin 2019-të, ku sipas tij shkaktare do të ishte Rusia, por pjesëmarrëse do të ishin dhe SHBA-të dhe Kina.
Në librin e tij të botuar në vitin 2019-të, Lufta e Tretë Botërore, Pamukoglu shprehu mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i duke theksuar se shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake.
Edhe pse jo drejtpërdrejtë, Pamukoglu pati paralajmërua nisjen e pushtimeve nga ana e shteteve të mëdha, ku në librin e tij theksonte se shtete ‘big’ do të rrisnin kontrollin mbi shtet të cilat i kanë patur nën hapësirën e tyre në të shkuarën.
Pamukoglu beson se lufta e re botërore do të jetë e ngjashme me të kaluarën, dhe do të fillojë midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve të tyre për të humbur zonat e ndikimit dhe kontrollit mbi burimet, ose dëshirën e tyre për t’i zgjeruar ato.
Osman Pamukoglu u zhvendos në politikë pasi doli në pension.
Ai themeloi Partinë Ligji dhe Barazi (HEPAR) 11 vjet më parë, por që e cila pushoi së funksionuari në prill 2019.