Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në qytete të shumta të Ukrainës të martën për të lejuar evakuimin e civilëve, shkruan BBC
Armëpushimi do të fillojë në orën 10:00, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, me rrugë evakuimi të vendosura në Kiev, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.
Gjatë fundjavës, dy përpjekjet për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit u pezulluan. Zyrtarët ukrainas thanë se kjo kishte ndodhur për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin gjatë armëpushimit.
/abcnews.al