Në datën 8 qershor 1950, nëntë muaj pas arrestimit nga policia sekrete çeke, nën dyshimin se kishte organizuar komplotin për përmbysjen e regjimit komunist, politikania socialiste 48-vjeçarja Milada Horakova u shpall fajtore për “tradhti të lartë”.
Kjo u pasua nga një gjyq-teatër, që u transmetua në radion kombëtare, gjatë të cilit ajo qëndroi shpërfillëse. Në datën 27 të atij muaji, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare dhe një peticioni të nënshkruar, mes të tjerëve edhe nga Albert Einstein e Wiston Churchill, Milada Horakova u ekzekutua në burgun Pankrac të Pragës. Natën përpara ekzekutimit ajo i shkroi letrën që vijon, vajzës së saj 16-vjeçare, duke i kërkuar një ditë që të bëhet mjeke.
Kjo ka bërë që mjekja Artenida Bitri ta lexoj letrën në “ABC e Mëngjesit”, duke i emocionuar të gjithë. Ajo madje u shpreh se të gjitha porositë e politikanes janë edhe të prindërve të saj, madje dëshira e babait të saj ka qenë të bëhet mjeke.
“Ky është një mesazh që nëna nuk ja jep vetëm vajzës, por edhe djalit. Sepse pavarësisht kohës, kjo letër vlen. Këto janë porositë edhe të familjes sime. Në fakt ka qenë dëshira ime të bëhem mjeke dhe duke kaluar këto dy vite pandemi, them që jam e lumtur që kam zgjedhur me këtë profesion.
Është një letër që e kam lexuar rastësisht në rrjetet sociale, e cila më ka dhënë frymëzim për të vazhduar para”, tha Bitri./abcnews.al