BERZH financon Union Bank me 6 milionë euro për investime në energjinë e gjelbër

schedule17:58 - 12 Mars, 2019

schedule 17:58 - 12 Mars, 2019

Union Bank dhe BERZH sjellin programin kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër, i cili nxit investimet në energjinë e gjelbër në vendin tonë. Për të zbatuar programin Union Bank ka nënshkruar me BERZH një kredi me vlerë prej 6 milionë euro.

BERZH organizoi lançimin e programit GEFF, Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër, i cili ka për qëllim nxitjen e investimeve në energjinë e gjelbër. GEFF është një program me fokus të veçantë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria. Për zbatimin e këtij programi në vendin tonë, BERZH ka nënshkruar me Union Bank një kredi me vlerën 6 milionë Euro.

“Kredia e GEFF, të cilën ne e kemi quajtur Kursim +, është një mundësi që Union Bank iu ofron klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, për të zbatuar projekte rezidenciale me performancë të lartë në efiçencën e energjisë dhe ç’ka është e rëndësishme me përqindje shumë të mirë kthimi të investimit. Duke zgjeruar kredidhënien për banesat private sipas këtij programi, ne si Union Bank investojmë dhe në promovimin e objektivave sociale dhe mjedisore që na përkasin të gjithëve”.

Union Bank është e vetmja nga bankat e nivelit të dytë që po zbaton programin GEFF në Shqipëri.

Stafi i rrjetit të degëve Union Bank ka marrë një trajnim të specializuar për trajtimin dhe analizimin e rasteve të kredisë Kursim+, për ta përcjellë produktin sa më qartë dhe thjeshtë te klientët. Zbatimi i këtij projekti nga Banka, duke patur pranë dhe ekspertizën e BERZH parashikohet të rritë ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e investimeve në energjinë e gjelbër në vendin tonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!