Kompania “Nissan Motor Co” njoftoi sot se do të pezullojë funksionimin e fabrikës së saj në qytetin rus, Shën Petersburg, në ditët në vijim, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti. Më herët, Nissan njoftoi se kishte pezulluar eksportet e automjeteve në Rusi.
Lexo edhe: Pasojat e luftës në infrastrukturë, dëmet përllogariten deri në 10 miliardë dollarë
Por çfarë po ndodh në Ukrainë?
-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.
-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.
-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.
-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.
-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj./abcnews.al/