Aktorja e humorit, Delinda Disha ka ndarë lajmin më të ëmbël ndonjëherë. Ajo është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të dytë.
Delinda ka zgjedhur që këtë moment ta zbulojë përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa bashkëshorti dhe i biri i pikturojnë disa zemra.
“Faleminderit Zot per gjithçka”, ka shkruar aktorja krahas fotos, duke marrë urime të pafundme.
View this post on Instagram
Kujtojmë që djali i Delinës ka lindur më shkurt të 2017 dhe ajo zgjodhi ta pagëzojë me emrin Dasantin./abcnews.al