Një dramë tjetër familjare fshihet pas plagosjes më thikë të 56-vjeçares Sofie Sina mbrëmjen e djeshme në Kamzë. Ajo u godit nga djali i saj 25-vjeçar Ajet Sina teksa kishte ardhur në Kamzë për të takuar nënën e saj, ndërkohë që ishte rimartuar në Kavajë pas vdekjes së bashkëshortit.
Ky i fundit ishte vrarë nga vetë Sofia 10 vite më parë, e cila pas krimit është kapur dhe dënuar me 9 vite burg, dënim të cilin e kishte përfunduar sëfundmi.
25-vjeçari jetonte në Klos dhe nuk dihet ende se përse është gjendur në zonën e Institutit në Kamzë momentin kur Sofia po shkonte tek e ëma e saj, por menjëherë pasi e ka parë ai është afruar nga pas dhe e ka qëlluar filliisht në shpinë dhe më pas në pjesë të tjera të trupit, përfshi edhe barkun.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al