Numri i refugjatëve ukrainas vazhdon të rritet ndjeshëm dhe më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi deri më tani. Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, atë që po ndodh sot me ukrainasit e ka cilësuar krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë, sipas shefit të BE-së Josep Borell, rreth pesë milionë ukrainas pritet të largohen nga vendi nëse vazhdojnë bombardimet ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se Europa duhet të përgatitej për fluksin e refugjatëve.
“Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë emigrantë. Ne gjithashtu duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për të ndihmuar vendet që do të strehojnë ukrainasit që po largohen nga lufta, ” përfundoi Borrell.
/abcnews.al