Analisti Eduart Zaloshnja, theksoi se fitorja e kandidatit të majtë, por dhe humbja e opozitës në Vorë, ka ardhur për shkak të firos së madhe të votuesve të kësaj të fundit.
Në një lidhje me studion e lajmeve në Abc me moderatorin Endri Xhafo, Zaloshnja tha se ajo që vihet re nga përqindjet e atyre që kanë votuar në Vorë, shihet një firo shumë e madhe te votuesit e opozitës krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij nëse tek socialistët firoja është e kuptueshme pasi janë zgjedhje lokale, ajo që po ndodh me opozitën nuk ka një shpjegim.
‘Firoja më e madhe në këto zgjedhje në Vorë është tek Basha, pra firoja ka ndodhur në opozitë. Socialistët kanë një firo që është normale për zgjedhjet lokale. A prej motit a prej dekurajimit politik, votuesit opozitarë nuk kanë shkuar të votojnë’, tha Zaloshnja.