Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teuta e ka finale ndaj Egnatias, Arapi pa katër futbollistë

schedule21:57 - 6 Mars, 2022

schedule 21:57 - 6 Mars, 2022

Teuta përballet nesër me Egnatian dhe objektivi i durrsakëve është të marrin tre pikët, që të mos përfshihen sërish në vorbullën e skuadrave për mbijetesë.

Durrsakët nuk e kanë të plotë skuadrën, madje do të kenë katër mungesa në duelin që do të luhet në Rrogozhinë prej orës 13:45.

Braziliani Jackson Ferreira vazhdon të mungojë, ndërkohë listës së mungesave i janë shtuar edhe Florent Avdyli, Filip Ivanovic dhe sulmuesi Rubin Hebaj. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!