Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sulm me dron në Detin e Zi, digjet anija e mallrave, humb jetën një anëtar i ekuipazhit

schedule10:23 - 22 Qershor, 2026

schedule 10:23 - 22 Qershor, 2026

Një anije mallrash në Detin e Zi është përfshirë nga flakët pas një sulmi me dron rus, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një personi.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Kuleba, i cili deklaroi se sulmi goditi një anije me flamur panamez, duke shkaktuar zjarr në bord.

“Një sulm me dron shkaktoi zjarr në një anije me flamur panamez. Një anëtar i ekuipazhit u vra, një kuzhinier 58-vjeçar me kombësi egjiptiane”, shkroi Kuleba në rrjete sociale.



Sipas tij, tetë marinarë të tjerë janë shpëtuar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe pasojat e incidentit.

Edhe Marina Ukrainase ka raportuar për humbje si pasojë e sulmit, ndërsa ngjarja vjen në një kohë kur tensionet dhe sulmet në rajonin e Detit të Zi vazhdojnë të mbeten të larta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!